Vritet polici i FNSH-së Ardian Kodra - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardian Kodra efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, mbeti i vrarë mesditën e kësaj të premte në Lezhë, gjatë një aksioni për të arrestuar një person të armatosur. David Qosja, banues në Torovicë të Lezhës, ka nisur të qëllojë me armë zjarri automatik në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e fshatit. Pas marrjes se sinjalizimit, efektivët e Forcave te Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, ku bënte pjese edhe Kodra, u nisen drejt vendit te ngjarjes. Qosja, njihet në zonë si person me probleme mendore, por ky fakt nuk është i dokumentuar nga ndonjë spital psikiatrik i qytetit. Pas qitjes në ajër, Davidi është mbyllur në banesën e tij i armatosur, duke mos iu bindur policisë për t?u dorëzuar. Forcat policore bënë rrethimin e banesës dhe nisën të veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e të dyshuarit, por ky i fundit ka qëlluar sërish me armë zjarri, tani në drejtim të efektivëve. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë babai i dy fëmijëve Ardian kodra. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën nga Tirana forcat speciale RENEA, së bashku Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako. Pas afro katër orësh, forcat e policisë kane mundur te kapin 30-vjeçarin. Specialet u detyruan te përdorin gazin lotsjellës, ndërsa here pas here ne zone u dëgjuan te shtëna armesh. Ndërkohe, uniformat blu bene largimin e banoreve nga perimetri i rrezikut, për te shmangur çdo situate qe do te sillte dëme te tjera. Ndërkohë në banesë, në periferi të qytetit te Shkodrës ,familja Kodra ka hapur dyert e mortit.