Proçedim penal per Banken e Shqiperise - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranes rregjistroi nje procedim penal per Banken e Shqiperise e cila dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh. Burime prane organit te akuzes thanë se hetimet nisën pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për mënyrën se si Banka e Shqiperise ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave nga viti 2010 deri në vitin 2014 kohë në të cilën guvernator ka qenë Ardian Fullani. KLSH pretendon në një raport te siguruar me heret edhe nga Vizion Plus, se bankat e nivelit të dytë ja kanë blerë qytetarëve këto kartëmonedha me 80 perqind të vlerës së tyre ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë ketyre bankave këto kartëmonedha, me 100 përqind të vlerës së tyre. Diferenca prej 20 përqind thotë KLSH në kallëzim është përfituar në mënyrë të paligjshme nga bankat. Për dëmin e shkaktuar i cili përllogaritet rreth 4 milionë euro prokuroria e ka rregjistruar kallëzimin me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Burimet thanë se do merren në pyetje personat të cilët kanë drejtuar Bankën e Shqipërisë në atë periudhë ndërsa pritet verifikimi se cilat banka kanë përfituar shumat.

Free Traffic Exchange