Hetimi i zyrtareve te larte - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në pak ditë prokurori Arben Kraja do të paraqitet në gjykatën e lartë për të respektuar procedurën se a plotësohen kushtet që gjyqtarja Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion në një cështje pronësie duhet të vijojë të jetë e pezulluar nga detyra ndërsa të gjithë të tjerët e arrestuar në këtë dosje të qëndrojnë në burg. Normalisht sipas praktikës dicka e tillë bëhet në cdo gjykatë 1 herë në dy muaj por në mungesë të dispozitave kalimtare dhe me kushtetun e re ka një ngërc. Drejtues te organit te akuzës thanë se rasti i gjyqtares Andrea është më delikati pasi tashmë mbrojtjes i lind e drejta ta cilësojë masën e pezullimit të saj si antikushtetuese. Kjo pasi nuk është më prokuroria e përgjithshme ajo që ka në juridiksion hetimin e zyrtarëve të lartë por struktura e re e prokurorisë së Posacme. Në mungesë të SPAK ende nuk dihet se si do procedohet. E njëjta histori paraqitet dhe në dosjen Doshi. Deputeti i majtë ka dy cështje. Një për inskenimin e vrasjes së tij si dhe një hetim të dërguar nga ILDKP për fshehje pasurie. Edhe këtu në mungesë të vijimit të hetimeve mbrojtja pritet të kërkojë antikushtetueshmërinë e hetimit nga prokuroria e përgjithshme e ndryshim të masës.Një tjetër zyrtar i lartë në proces hetimi është ish deputeti socialist Armando Prenga. I dyshuar si një nga protagonistët kryesorë në përplasjen me armë në shtator të 2015 në komisariatin e fushë krujës hetimet për të vijojnë ende. Ndonëse gjykata e lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie tashmë hetimi ndaj tij nuk mund të vijojë deri në ngritjen e prokurorisë së posaçme.Sipas prokurorisë së përgjithshme në mungesë të dispozitave të përkohshme këto janë rastet të cilat preken drejtëpërdrejt nga reforma në drejtësi. Ndonëse për to gjykata e lartë do të vijojë praktikën normale, mbrojtja pritet të veprojë duke kërkuar paligjshmëri të hetimeve deri në gjykatën kushtetuese.

Free Traffic Exchange