Vizat për Kosovën në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështimi i ratifikimit te marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi ne kuvendin e Kosovës mund te rrezikoje liberalizimin e vizave per qytetaret e saj. Kalimi i paktit ishte nje kusht i BE per lëvizjen e lire, por me zhvillimet e fundit qe kane zhgënjyer ndërkombëtaret, vendimi mund te mos jete pozitiv. Ditën e hëne mblidhet komisioni per te drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme ne Parlamentin Europian, qe do te vendose nëse do te liberalizohen vizat apo jo. Një vendim ishte parashikuar te merrej ne muajin korrik, por votimi u shty me shpresën se palët do te gjenin nje zgjidhje per demarkacionin. Raportuesja e PE për Kosovën, Ulrike Lunacek dhe raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, pas seancës parlamentare te se enjtes shprehen ne rrjetet sociale keqardhjen qe kjo çështje ishte shtyre. Fajon shkroi se mbetet e përkushtuar për procesin per te proceduar me votimin për udhëtimin pa viza për Kosovën dhe beri thirrje te përmbushen kushtet e mbetura për liberalizim të vizave. Qeveria e Kosovës e tërhoqi nje dite me pare projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi per shkak te rrethanave te pafavorshme, ndërsa ne salle mungonin deputetet e Listës Serbe dhe opozita protestonte jashtë kuvendit.