Jep dorëheqjen Edmond Haxhinasto - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edmond Haxhinasto jep dorëheqjen si ministër i transporteve. Pas tre vjetësh ne ketë detyre, ai largohet duke bere te ditur se ka angazhime partiake. Zyra e shtypit e kryeministrit konfirmoi dorëheqjen, e cila është pranuar nga Rama.Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të.Pas dorëheqjes, Haxhonasto zhvilloi nje takim me kryetarin e partisë se tij Ilir Meta, ne zyrën e kryesisë se kuvendit. Ata kane diskutuar mbi largimin dhe emrin qe do te pasoje Haxhinaston. Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, konfirmoi se LSI do te propozoje Sokol dervishin, si ministër te ri te transporteve. Aktualisht Dervishi është shefi kabineti i Metës. Interesimit te Vizion Plus per ndryshimet ne qeveri zyra e kryeministrit iu përgjigj: Dorëheqja e ministrit Haxhinasto eshte ashtu siç eshte shpjeguar prej tij dhe nuk është pjese e ndryshimeve ne qeveri. Qeveria nuk ndryshon. Nga radhët e LSI, kjo është dorëheqja e dyte nga nje post ministror, pas atij te ministrit te Drejtësisë Nasip Naco, i cili u zëvendësua nga Ylli Manjani. Megjithe deklarimin zyrtar te largimit per shkak te angazhimeve partiake, duket se ikja e Edmond Haxhinastos lidhet me punën e tij shume te dobët ne krye te transporteve. Ai ka qene shpesh ne qendër te kritikave per problemet me infrastrukturën, per dështimin ne realizimin ne afat te disa projekteve rrugore e sidomos pas koncesionit te Rrugës se Kombit, tenderi per te cilën dështoi tre here e qe u finalizua jo me investitorë strategjike, ashtu siç ishte premtuar publikisht.

Free Traffic Exchange