1 milion $ për të pastrehët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoreve te strehuar ne konviktet e nxënësve dhe familjeve te reja, do t?u jepet shansi te kenë apartamentin e tyre. Vitin e ardhshme, Bashkia e Tiranës do te investoje 1 milion dollarë per strehimin e 2 mije familjeve ne kryeqytet. Ndryshe nga me pare, aplikimi per kredi te bute per blerjen e shtëpive, do te behet ne Bashkinë e Tiranës. Me dhënien e kësaj mundësie, bashkia do te beje largimin e familjeve qe prej vitesh kane zënë konviktet e nxënësve. Kryetari Erion Veliaj, deklaroi se këto institucione, do te jene vetëm ne funksion te nxënësve, si rasti i konviktit te sapo rikonstruktuar ne Tirane ?Gjergj Canco?. Godina e re per nxënësit e shkollës se mesme elektrike, do t?u shërbeje 230 nxënësve. Krahas ambienteve dhe kushteve me standarde, ne konvikt është vendosur dhe sistemi i kamerave, per te mbikëqyrur mbarëvajtjen e nxënësve dhe punonjësve.