http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja ?Vetëvendosje? nuk do te lejoje ratifikimin e marrëveshjes se kufirit me Malin ne Zi nga Parlamenti i Kosovës. Dy mënyrat per ta realizuar këtë do te jene bllokimi i seancës te se enjtes dhe protesta ne rruge. Ish-lideri i saj, Albin Kurti paralajmëroi se tubimi mund te mos te jete paqësor.Albin Kurti: Nuk do të kisha thënë protestë e qetë, sepse jemi njerëz të shqetësuar dhe njerëzit e shqetësuar nuk dalin në protestë të qetë. Por, do të jetë protestë paqësore. Do të jetë protestë masive dhe natyrisht që me vendosmërinë tonë, të cilën do ta shihni nesër, jam i bindur që ne do t?ia arrijmë ta ndalim Demarkacionin.Per ratifikimin e marrëveshjes nevojiten 80 vota, por kundër saj jane shprehur edhe disa deputete te koalicionit qeverisës. Nga ana tjetër, krerët e dy partive opozitare AAK e Nisma, kane deklaruar se do te jene ne seance, por do te votojnë kundër. Palët nuk kane mundur te ulen ne bisedime per kete çështje dhe nje përpjekje e deputetit te pavarur Ramiz Kelemdi për një takim mes tyre dështoi. Ne prag te seancës, ambasadori amerikan ne Kosove, Grek Delawie, ka përsëritur apelin qe demarkacioni te kaloje, duke theksuar se kundërshtimet e opozitës jane lufte per pushtet. Ndërkaq, Prokuroria kerkoi 30 dite paraburgim për 6 aktiviste te ?Vetëvendosjes?, te dyshuar si autore te sulmit me granate ne ndërtesën e kuvendit ne 4 gusht. Familjare te tyre pretendojnë se armët e sekuestruara nga policia gjendeshin ne banesat e tyre qe nga koha e luftës ne vitin 1999, por nuk ishin përdorur.