Donald Lu në zyrën e Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, është rikthyer ne selinë e Partisë Demokratike, per te lobuar per reformën ne drejtësi. Takimi i diplomatit amerikan me kryetarin e PD Lulzim Basha, vjen nje dite para mbledhjes ne seance te jashtëzakonshme te parlamentit per te miratuar ligjin e vetingut, me te cilin opozita nuk eshte dakord. Takimi ka zgjatur rreth nje ore dhe te dy palet kane preferuar te mos bëjnë publike detaje nga biseda. Por tashme opozita ka zyrtarizuar vërejtjet e saj ne raport me projekt-ligjin e hartuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat. Paraditen se se hënës, Partia Demokratike ka depozituar ne kuvend pjesën e dyte te amendamenteve per draftin e vetingut, qe i bashkëngjiten 47 amendamenteve te 22 gushtit. Keto amendamente synojnë te rregullojnë momentet anti-kushtetuese qe sipas eksperteve demokrate përmban drafti. Jane plot 7 shkelje te kushtetutës qe listohen nga PD, duke filluar nga roli i Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, kompetencat e te cilit janë te tejkalim te parashikimeve kushtetuese e deri tek organet e tjera te cilat me kompetencat qe u jane dhënë ne ligj rrezikojnë ta kthejnë vetingun ne nje proces që realisht dhe faktikisht kryhet nga mazhoranca politike. Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), pasjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësimit. Por fati i këtyre amendamenteve ndoshta është përcaktuar qe ne mbledhjen e komisionit ne 23 gusht kur te gjitha propozimet e PD u rrezuan. Per me teper edhe PS edhe LSI jane shprehur pro miratimit te vetingut, duke arritur numrin e nevojshëm te 84 votave dhe shanset per konsensus deri ne fillimin e seancës pasditen e se martës, duken te pakta.

Free Traffic Exchange