Rreziku nga tërmetet në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është vend sizmik i rrezikuar nga tërmetet dhe pasojat e tyre. Këto fenomene, nuk mund te parashikohen dhe as parandalohen. Pas tërmetit fatal ne Itali, sizmologët rekomandojnë marrjen e masave, për te shmangur tragjedi te këtyre përmasave. Profesori i Institutit te Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, Llambro Duni, këmbëngul për ligjërimin e standardeve evropiane antisizmike. Sipas tij, vendi ynë ka ende ne fuqi kodin e viteve 1989, sa i përket respektimit te kushteve antitermet ne fushën e ndërtimit. Krahas këtij procesi, sizmologët sugjerojnë rivlerësimin e te gjitha objekteve te hershme publike, institucione, por kryesisht shkolla dhe spitale. Një termet me madhësinë e atij te Italisë, i shkalles rihter, mund te kishte pasoja te renda ne shkollat apo spitalet e vendit. Ne historikun e tërmeteve ne Shqipëri me i fuqishmi konsiderohet ai i Shkodrës ne 1979. Madhësia e tij ka qene 6.9 dhe krahas dëmeve te konsiderueshme ne objekte, tërmeti shkaktoi 35 viktima. Sipas sizmologëve, pjesa perëndimore e vendit deri ne Sarande është me e rrezikuar nga tërmetet.