Edhe këtë vit mësimi me turne - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë vit, nxënësit e kryeqytetit do te mesojne me dy turne. Mbi 20 shkolla ne Tirane do te zhvillojnë mësimin edhe ne orët e pasdites për shkak te pamundësisë, per te përballuar fluksin e nxënësve. Ky fakt është pranuar nga kryetari i bashkise, Erion Veliaj, i cili premton zgjidhje, shtatorin e ardhshëm. Dy jave para nisjes se vitit te ri shkollor, Veliaj deklaron se po punohet per riparimin e 200 institucioneve arsimore. Kreu i bashkise u beri apel prindërve, t?i çojne fëmijët ne shkollat pranë zonave te banimit, pasi kushtet dhe mësimdhënia është e njëjte. Këto deklarata, kryetari i bashkisë i beri gjate inspektimit te ndërtimit te shkollës ?Hoxha Tahsim?. Pas debateve dhe protestave disavjeçare te prindërve, se shkolla po lihej qëllimisht e degraduar për t?u ngritur aty objekt banimi, bashkia ka nisur ndërtimin e shkollës se re, ashtu siç u premtua, nje vit me pare. Objekti i ri do te jete me katër kate dhe me kapacitete dyfish me te mëdha. Shtatorin e ardhshëm, shkolla ?Hoxha Tahsim? do te prese rreth 1 mije nxënës.