Rama takime në kalanë e Dodës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kalaja e Dodes, mazhoranca ka reaguar ndaj sulmeve qe PD ka artikuluar ne lidhje me kandidatin socialist per Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama. Koordinatori i PS per kete zone Damian Gjiknuri dhe deputeti socialist Sadri Abazi, u kane kërkuar banoreve te Kalasë se Dodes te mbështesin Ramen si kandidatura me e mire.Damian Gjiknuri: Janë mundu me hedh edhe baltë padrejtësisht për figurën e Muharemit. Në fakt, për mua ata kanë ofenduar popullin e Dibrës kur i thonë Muharemit trafikant droge. Normalisht, ju e njihni dhe ata tregojnë se nuk kanë çfarë të thonë fare për alternativën tonë dhe vetëm shpifin. Zgjedhjen e keni shumë të pastër dhe fati e ka ndihmuar që është numri 1 në fletën e votimit.Sadri Abazi: Partia Demokratike do të jetë për shumë vite në opozitë. Për shkak të asaj çka kanë bërë, njerëzit nuk i besojmë më atyre. Kalaja e Dodës duhet të mobilizohet në maksimum për të votuar Muharem Ramën, këtë djalë të shkëlqyer.Ndersa kandidati Rama ka sqaruar akuzat ne lidhje me projektin e bulevardit te Peshkopisë.Muharrem Rama: Ne po realizojmë projektin e madh të rehabilitimit të bulevardit në Peshkopi por pavarësisht se kundërshtari thotë po i çojnë lekët në bashki, prioritet për ne do të jenë zonat rurale ku edhe përqendrohet një pjesë e madhe e popullsisë.Rama ka premtuar rritje te fondeve per blegtorinë si dhe përmirësimin e infrastrukturës, per t?i ardhur ne ndihme turizmit rural.

Free Traffic Exchange