Flakët përfshijnë pyjet edhe në Velipojë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri që u përfshi nga zjarret. Në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur ?Maja e Zezë?, në zonën e Rrjollit në Velipojë u konstatua një vatër zjarri. Si pasojë e erërave të forta, në pak orë morën flakë hektarë të tërë me pyje, ndërsa gjatë orëve të pasdites situata u përkeqësua akoma më tepër. Flakët përfshinë majën e malit, ndërsa gjatë natës zjarri rrezikon tu afrohet edhe hoteleve në afërsi të bregdetit të Rrjollit. Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, kjo dhe pasi forcat më të shumta u angazhuan në Shëngjin ku u deshën dy ditë për vënien nën kontroll të zjarrit. Në zonën e Ranës së Hedhun u desh ndërhyrja nga ajri e forcave ushtarake për shuarjen e flakëve ndërsa shtabi i emergjencave pritet të ngrihet dhe në Velipojë.