Pd: Veliaj i zhytur në korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike nuk ka me asnjë dyshim se përgjegjës per ngjarjen ku humbi jetën 17-vjeçari ne Sharre është kryebashkiaku i Tiranës. Grida Duma tha se Erion Veliaj është i zhytur ne korrupsion dhe duhet te hetohet për shkelje te kodit te punës.Krimi në landifllin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsioni e paligjshmërie.E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshill Bashkiak ndërmarrjen Eco-Tirana.Pa garë, pa konkurencë, ai i dha një kompanie italiane 49 përqind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 përqind të saj.E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës, dhe i dha asaj ekskluzivitetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie.Dhe për më tepër, Erion Veliaj, vendosi ti dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që sipas planit të miratuar do të rritet nga viti në vit.Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt.Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfillin, pra personi që është përgjegjës për sigurinë dhe respektimin e kodit të punës.Kjo vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë që bëhet në faqen e QKR.Sic mund ta shihni në ekran, tabela e administratorit ekzekutiv është pa emër.Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të këshillit Bashkiak.Ja ku është vendimi.Dy janë mundësitë.Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR.Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erjon Veliajn, për paligjshmërinë e landifllit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit.Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës.Eshte kjo arsyeja pse ai hesht, i fshihet kësaj ngjarjeve, është kjo arsyeja pse censuron median.Ai po bën gjithcka për ta mbyllur këtë histori krimi dhe korrupsioni.Përse nuk heton Prokuroria?Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erjon Veliajt?