http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në datën 17 korrik të vitit 2014-të institucioni që mbikëqyr tregun e sigurimeve i është përgjigjur kërkesës së autoritetit të konkurrencës për vendosjen e sistemit të ri që siguracioni i mjeteve të paguhet në bazë të vjetërsisë së drejtuesit dhe numrit të aksidenteve të tij. Janë kryer zhvillimet përkatëse në regjistrat elektronik të qendrës së sigurimit te detyrueshëm motorik dhe aktualisht po testohen e po kryen zhvillimet përkatëse të sistemeve nga shoqëritë e sigurimit. Ky sistem pritet të dali në produksion në një fazë opsionale në datën 21/07/2014 me qëllim trajnimin e agjentëve e më pas në datë 20/08/2014 do të bëhet i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë e sigurimit.Por sot, dy vite më pas, ky sistem ende nuk është implementuar. Konkurrenca sërish ka këmbëngulur dhe ka bërë këto rekomandime për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Të bëjë të zbatueshëm parashikimin ligjor për trajtimin e dëmit nga siguruesi i drejtëpërdrejtë .Të informojë Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë periodike mbi vënien në funksionim të projektit Bonus-Malus deri në realizimin e plotë të projektit për individualizimin e primit të riskut sipas historikut të dëmeve të të siguruiarit, moshës së drejtuesit te automjeteve, vendbanimi dhe fuqia motorike e automjetit. Më pas ka qënë komisioni i ekonomisë që ka bërë të njëjtën kërkesë. Por AMF nuk ka reflektuar sërish. Sot është kjo situatë, ku çmimet në tregun e sigurimt të makinave janë rritur njëherësh me 5 mijë lek më shumë për mjetet e vogla dhe me 10 mijë lek për të mëdhate. Agjencitë e sigurimit kur vjen rasti për të tilla situata gjithmonë krahasojnë çmimet me vendet europiane. Por ja se çfarë thotë një qyetar që siguron automjetin jashtë. Në gjithë këtë situatë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare jep të njëjtën deklaratë: sistemi bonus-malus është gati dhe do të vihet në funksionim shumë shpejt!