http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha se bashku me kandidatin demokrat Sherefedin Shehu, kane takuar te rinjtë e Dibrës, me te cilet kane diskutuar programin e se djathtës per rininë ne këtë njësi. Sipas kryetarit te demokrateve Basha ashtu si ne vitet ?90, janë te rinjtë ata qe duhet te nisin erën e ndryshimit.Lulzim Basha: Ju jeni paralajmëruesit e parë të fitores tonë. Fitorja nuk është kurrë më e sigurtë se sa kur është në duart e rinisë dhe fitorja në Dibër është në duart e rinisë dibrane.Sherefedin Shehu: Ju na jepni zemër. Ju jeni dëshmia që fitorja vetëm pret datën 11. Edi Rama ka thënë që unë jam pak i vjetër por fatmirësisht unë jam rritur me rininë. Që në moshën 22 vjeçare unë kam qënë profesor. Ju do të jeni pjesa e ndryshimit të qytetit. Unë do t?u mbështes që të shkolloheni ashtu siç e meritoni ju edhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektuale. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do ia rrisim vlerat duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private.Ndërsa kandidati i koalicionit qeverisës Muharrem Rama ne peshkopi ka prezantuar planin e tij per zhvillimin e këtij qyteti.Muharrem Rama: Do të bëjmë rikonstruksionin e të gjitha fasadave të kësaj lagjeje. Do të bëjmë asfaltimin nga e para të të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë në brendësi të lagjeve. Do të mund të vendosim ndriçimin e duhur dhe të krijojmë edhe mjediset e përshtatshme për fëmijët të cilët nuk kanë ku të luajnë. Do të krijojmë mjedise pushimi edhe për moshën e tretë që gjithashtu nuk e gjen sot një hapësirë.Kandidati i se majtës Rama, ka theksuar se prioritet i tij, do te jete edhe pastrimi i qytetit dhe përpunimi i mbetjeve.