PD mbyll rishikimin e Vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre dite para miratimit ne seance plenare te projekt-ligjit per vetingun, ende nuk ka asnjë negociate per te afruar qëndrimet e palëve ne lidhje me procesin me te rëndësishëm te reformës ne drejtësi; edhe pse PD ne 23 gusht, paralajmëroi se ligji do te çohet ne Gjykate Kushtetuese.?Çdo instrument i nevojshëm për të garantuar që ky ligj përputhet dhe nuk shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut, çdo hap i nevojshëm do të ndërmerret?.Por pavarësisht se drafti u miratua vetëm me votat e mazhorances dhe komisioni e përfundoi detyrën e tij, Partia Demokratike ka vazhduar punën per te përgatitur amendimet e saj. Burime pranë eksperteve te opozitës, bëjnë te ditur se është mbyllur rishikimi i plote i ligjit te vetingut dhe tashme demokratet kane gati amendimet per secilin prej 66 neneve te ketij drafti. Drafti i hartuar nga PD ndryshe nga projekt-ligji i eksperteve te Euralius dhe Opdat, rregullon rolin e operacionit ndërkombëtar te monitorimit pasi per opozitën, drafti i miratuar tashme shkel Kushtetutën, duke iu dhënë ndërkombëtareve kompetenca ekzekutive kur ligji themeltar i shtetit i kufizon ata ne roje te procesit. Projekti i opozitës ndryshon edhe rolin e institucioneve te treta si Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive apo Drejtoria e Sigurisë se Informacionit te klasifikuar qe te mos përdoren si instrument kontrolli; duke saktësuar qe rivlerësimin e kryejnë institucionet kushtetuese te vetingut. Drafti i eksperteve demokrate është me i detajuar dhe bën parashikimin e sakte te procedurave dhe afateve per vetingun, kjo sipas opozitës me qellim qe te garantohet siguria juridike e procesit dhe te eliminohen mundësitë qe vetingu te kthehet ne mjet presioni. Por pavaresisht se opozita e ka tashme nje projekt te rishikuar per vetingun, duket e vështirë qe amendamentet e saj te pranohen qofte edhe pjesërisht; pasi ne mbledhjen e fundit te komisionit ku PD paraqiti 47 amendamentet e para te gjitha u rrezuan nga shumica, e cila miratoi draftin e hartuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat; draft i cili nëse nuk ka negociata, pritet te votohet pasditen e se martës.