http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 ore bisedime mes shefave te diplomacisë amerikane dhe ruse Kerry e Lavrov, nuk sollën asnje marrëveshje per procesin e paqes ne Siri. Ndonëse SHBA dhe Rusia pranuan se negociatat sollën progres, pasi palet sheshuan disa keqkuptime, ne Gjeneve do te mbeten eksperte nga te dyja palët, per te vijuar punën per çështjet e pazgjidhura. Sekretari amerikan i Shtetit, tha se shumica e diskutimeve teknike ishin kryer, por e vetmja mënyre per te zgjidhur konfliktin është ajo përmes marrëveshjes politike. SHBA dhe Rusia mbështesin secila palët qe jane ne konflikt mes tyre dhe Lavrov theksoi se Moska do te punoje me qeverinë siriane, ndërsa Uashingtoni me opozitën. Ndërsa diskutimet u fokusuan tek tranzicioni politik ne Siri, e ardhmja e presidentit Asad, qe e mbështet Rusia, nuk u mor ne shqyrtim. Nje nga synimet e palëve eshte forcimi i bashkëpunimit ushtarak ne luftën kundër ISIS dhe forcave te lidhura me Al Kaedan, ndërsa kërkojnë qe qeveria siriane dhe opozita te pranojnë armëpushimin.