http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti socialist Sadri Abazi ka dale ne krah te kandidatit te PS per Bashkinë e Dibrës, per t?iu kundërpërgjigjur akuzave te Partisë Demokratike. Gjate takimeve te zhvilluara ne njësinë administrative te Slloves, deputeti Abazi ka sulmuar ish-kryetarin e PD Sali Berisha.?Kudo që kam shkuar Saliun e kam mund, kjo është e gjitha. Do ta mund prap Saliun e ti them: O plak, rri atje në shpi, Zenin tat nuk e mbron dot ti. Fol sa të duash për Sadriun, për Edi Ramën, për Muharem Ramën, për Damian Gjiknurin e për Saimir Tahirin. Nuk e mbron dot Zenin. 25 vite e ke poshtëruar shqiptarin. Tani thotë është komunist Sadriu! More, kush është komunist, Saliu apo Sadriu?!?,Ndërkohe qe kandidati i mazhorances ka sqaruar projektet e tij për këtë zone.?Rrugën e Dipjakës do ta rehabilitojmë. Ju jeni një vend blegtoral e bujqësor, keni qenë të njohur për frutat tuaja të mrekullueshme ndaj do të krijojmë një qendër për grumbullimin e tyre. Do mund zbusim varfërinë dhe do ti japim një zhvillim ekonomik kësaj treve?.Koordinatori i PS per kete zone Damian Gjiknuri, ka hedhur poshtë akuzat per blerje votash, duke theksuar se opozita vetëm sa po vulos humbjen e kërkon te fyeje dibranet.