Tregu i sigurimeve, Tabaku e Bushati: Të futet sistemi “bonus-malus” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas kthimit në Parlament, anëtarët e komisionit parlamentar të ekonomisë do t?i kërkojnë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare arsyet se përse ka vonuar implementimin e sistemit bonus - malus dhe nisjen e punës për ta vënë atë në funksion. Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste, thotë se ky treg ka nevojë të rregullohet dhe se nuk është e drejtë që qytetarët, të cilët nuk kanë bërë aksidente të paguajnë njësoj dhe me ata që janë të pakujdesshëm në drejtimin e mjetit. Të njëjtin mendim për këtë çështje, kanë edhe deputetët demokratë. Por për Jorida Tabakun, ngritja e çmimeve të primeve të sigurimit njëherësh dhe vonesat në liberalizimin e këtij tregu janë bërë me lejen e qeverisë. Një nisëm e Bankës Botërore dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të bërë të detyrueshëm sigurimin nga katastrofat përmes vlerës 50 euro për çdo person që disponon një pasuri, ka ndezur një debat të ri mes deputetëve. Çdokush që ka një makinë, sot paguan 5 mijë lek më shumë në vit për siguracionin e mjetit, dhe 7 mijë të tjera do të shtohen në buxhetin e tij familjar nëse bëhet sigurimi i detyrueshëm për shtëpitë.

Free Traffic Exchange