Ora News – 20 vjeçari bleu 9 apartamente për 2 muaj, sekuestrohen nga Krimet e Rënda

2018-03-07 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëntë apartamente në të regjistruara në bulevarin kryesor të Durrësit janë sekuestruar me urdhër gjykate pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se apartamentet janë në pronësi të 22 vjeçarit Arlind Kalaja.
Apartamentet janë blerë brenda dy muajve, përkatësisht shtator dhe tetor të vitit 2014, kur Arlind Kalaja ishte vetëm 20 vjeç.
Kjo pasuri sipas Prokurorisë dyshohet se është vënë nga aktivitete kriminale të babait të të riut, Fatmir Kalaja, i cili jeton në Itali.
Qarkullimi i shumave të mëdha të parave ? Vlera e apartamente-sipas organit të akuzës- kap shifrën e 260 mijë eurove, ndërsa hetimet kanë nisur në muajin prill të vitit 2016 pas qarkullimit të shumave të konsiderueshme të parave në llogaritë bankare të këtyre shtetasve.
?Fillimisht, hetimit ndaj shtetasve Kalaja ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, në muajin Prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare?, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestro-9-apartamenteve-ne-pronesi-te-nje-22-vjecari-ne-durres/