Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushatën e tij për kreun e LSI, kryetari Meta e përqëndron tek mesazhi që ka arritur të ndërtojë së bashku me LSI në këto vite, cka e bën të dallueshme nga cdo forcë tjetër politike.
Kreu i Kuvendit kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e LSI që të bëjnë diferencën tek shërbimet ndaj qytetarit.
Meta: Mesazhi i LSI bën diferencë të madhe me mesazhet e të tjerëve sepse është një mesazh i cili është i përqendruar tek e ardhmja, tek e nesërmja. Është një mesazh që është i përqendruar tek zgjidhjet më të mira të problemeve. Të krijojmë sa më shumë shpresë për të ardhmen. Për ne kanë nevojë ata të cilët kanë nevojë për shërbime më të shpejta, më të ndershme, më transparente dhe këtu përfaqësuesit tanë duhet të bëjnë diferencën
Kryetari i Kuvendit i kërkoi strukturave të LSI angazhim maksimale për të garantuar një proces zgjedhor model dhe transparent.
Meta: Gjithë këtë kohë përpara ta shfrytëzojmë për të zhvilluar një proces organizativ të shkëlqyer, transparent, model. Por njëkohësisht edhe një proces politik reflektues brenda LSI-së.
I njohur për deklaratat e tij të forta, ish deputeti i LSI, Nasip Naço thënë se LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun e Beratit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-angazhim-maksimal-per-nje-proces-zgjedhor-transparent/