Rama me liderët e rajonit në Vjenë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje samit ne muajin shkurt ne Vjene liderët e Ballkanit vendosen te mbyllin te ashtuquajturin Korridor Ballkanik, ku emigrantet kalonin transit per te mbërritur me pas ne destinacionet e tyre, kryesisht drejt Gjermanisë dhe Europes Veriore. Ketë te shtune ata po takohen serish ne kryeqytetin austriak për te diskutuar mbi krizën e emigranteve ne samitin, ?Migrimi përgjatë rrugës ballkanike?. Kryeministri shqiptar Edi Rama po merr pjese ne punimet e samitit përkrah krerëve te qeverive te vendeve te rajonit. Qeveria shqiptare është deklaruar e gatshme te mbështesë çdo zgjidhje per krizën me te rende te emigranteve te dhjetëvjeçareve te fundit, duke marre pergjegjesite qe i takojnë dhe duke bere pjesën e saj per përballimin e kësaj sfide. Ndërsa mijëra emigrante tentuan te kalonin drejt perëndimit përmes vendeve si Maqedonia, apo Serbia, por pa sukses pasi kufijtë u mbyllen per ta, deri tani nuk ka pasur raste te kalimit te tyre përmes territorit shqiptar. Edhe vende te tjera si Hungaria kane kundërshtuar pranimin e emigranteve, duke ngritur gardhe per mbrojtjen e kufijve. Ne samitin e drejtuar nga kancelari Austria Christian Kern po marrin pjese edhe krerët e Bashkimit Europian, por edhe kancelaria gjermane Merkel dhe kryeministri grek Cipras. Merkel e Cipras kane kundërshtuar ashpër vendimin per mbylljen e kufijve nga vendet ballkanike. Samiti synon te gjeje nje zgjidhje te shpejte per krizën, por duket se ka pasur përplasje ne mendime mes presidentit te Këshillit Europian Tusk dhe komisionerit per Emigracionin, Avramopulos. Sipas Tusk vendet e BE duhet te sigurohen se rruga ballkanike eshte e mbyllur plotësisht per emigrantet e paligjshëm dhe se ky vendim është i drejte. Por Avramopulos kishte nje tjetër qëndrim, pasi kerkoi qe vendet europiane te gjejnë nje zgjidhje humane per ketë krize. Me bllokimin Rrugës Ballkanike dhe marrëveshjen me Turqinë per strehimin e emigranteve, fluksi i mbërritjeve ne shtetet europiane ka pësuar renie, megjithatë tentativat per kalimin e Mesdheut apo Egjeut nuk jane ndalur dhe tragjeditë ne det u kane marre jeten mijëra njerëzve. Emigracioni ka sjelle edhe rrezikun e terrorizmit, përmes infiltrimit te elementeve te rrezikshëm mes refugjateve.