http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite para se parlamenti te mblidhet për projekt-ligjin e vetingut, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shpjegon se miratimi i tij përben nje moment kyç ne procesin e integrimit dhe ne rekomandimin qe Komisioni Europian, do te japë per hapjen ose jo te negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Sipas Gjoshes është pozitiv miratimi me unanimitet i ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi, por kjo nuk mjafton, pasi Brukseli kërkon edhe votimin e ligjit per rivlerësimin e gjyqtareve e prokuroreve.Ministrja Gjosha ka shpjeguar se te martën ne seance plenare, vota e LSI do te jete pro këtij ligji, pavarësisht mungesës se konsensusit me opozitën.Sipas Gjoshes, fale miratimit te reformës ne drejtësi, por edhe arritjeve te tjera Shqipëria shpreson qe Komisioni Europian te rekomandoje hapjen e negociatave.Nese Komisioni Europian ne progres-raportin qe publikohet ne vjeshte, rekomandon hapjen e negociatave per anëtarësim, fjala e fundit i takon Këshillit Europian, i cili mblidhet ne dhjetor, per te dhënë vendimin final.