Lefter Koka viziton fabrikën e riciklimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fabrika e pare e riciklimit qe ministri i mjedisit Lefter Koka zgjodhi te vizitoje pas miratimit te ligjit te mbetjeve, ishte e njëjta fabrike qe vizitoi lideri i opozitës Basha 2 muaj me pare. Ministri Koka garantoi se ekzistojnë te gjitha kapacitetet per kontrollin e mbetjeve ne mënyre qe ne territorin shqiptar te mos hyjnë ato te rrezikshme. Ne 12 korrik ketë fabrike e vizitoi lideri i opozitës Basha, i cili dëgjoi shqetësimet e investitorit se per shkak te rritjes së taksave dhe kostos së prodhimit prej 3 vitesh nuk ka rritur dot asnjë page.Basha: Pjesa e paketës lehtësuese për prodhimin fillon me çmimin e energjisë, çmimin e naftës me TVSH-në për lëndën e parë.Sipërmarrësi: Këto janë kryesoret për ekonominë.Basha: Ne duam vetëm një gjë, që të transferohet një pjesë e taksës që do ta ulim tek rritja e rrogave për punonjësit.Votimi i se enjtes nuk ishte thjesht momenti qe shënoi lejimin e importit te mbetjeve, por edhe momenti kur dy kampet politike ndryshuan pozicionet e tyre ne raport me debatin disa vjeçar, nëse Shqipëria duhet te marre apo jo plehra nga jashtë. Socialistet argumentuan se industria e mjedisit ka nevoje per ketë ndryshim dhe demokratet zgjodhën te adoptonin te njëjtat arsye, si ato te Edi Rames 3 vjet me pare kundër importit.

Free Traffic Exchange