Shkodra kundër importit të mbetjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emrat e deputeteve socialiste qe miratuan ligjin e importit te plehrave shkruhen edhe ne kazanët e mbeturinave ne Shkodër. Kështu është gdhire kryeqendra e veriut ketë te shtune. Çdo koshi i është shkruar nje emër deputeti, madje nuk mungonte edhe ai i kryeministrit Edi Rama. Por ndryshe nga Bashkia e Tiranës qe fshiu çdo gjurme proteste ne kazanët e mbeturinave, kryetarja demokrate e Bashkisë se Shkodrës Voltana Ademi,ka bere te kundërtën. Asnjë punonjës i pastrim gjelbërimit nuk është angazhuar per te fshire emrat e deputeteve te mahorances nga kazanët e mbeturinave. Ndërsa nje grup qytetaresh protestuan kundër miratimit te ligjit për ardhjen e plehrave nga jashtë. Aleanca kundër importit te plehrave po rinis procedurat për zhvillimin e referendumit, ndërsa i ka bere thirrje Presidentit te Republikës ta ktheje ligjin.