http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te dytën here Kushtetuta e miratuar ne 21 korrik rezulton e pazbatueshme. Behet fjale per detyrimin e presidentit te republikës Bujar Nishani qe brenda 45 ditëve te përfundoje procesin e aplikimit per anëtaret e institucioneve qe do te bëjnë vettingun. Ky afat sipas nenit C ne aneksin e Kushtetutës skadon te hënën ne 26 shtator dhe sipas ligjit themeltar te shtetit, e drejta i kalon Avokatit te Popullit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të Komisionerit Publik. Kandidatët i paraqesin Presidentit aplikimet dhe të gjitha deklaratat shoqëruese, sipas ligjit. Nëse Presidenti nuk e përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aneksi, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit. Por edhe ne këtë rast, ashtu si per Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi, kreu i shtetit nga mungesa e ligjit, pasi vetingu i botuar kete te premte ne Fletoren Zyrtare hyn ne fuqi pas dy javësh. Ne kete situate kur kushtetuta urdhëron Presidentin, por ligji mungon si maxhoranca ashtu dhe opozita, gjykojnë se afati mund te shkelet dhe presidenti mund te ushtroje këtë kompetence ne momentin qe ligji hyn ne fuqi, pas datës 8 tetor; pa qene nevoja qe kompetenca ti kaloje Avokatit te Popullit. Ky nuk është ngërçi i pare qe prodhohet per shkak te reformës ne drejtësi. Kushtetuta kërkonte qe ne 16 gusht presidenti te hidhte shortin për anëtaret e Këshillit te Emërimeve, ne te kundër kompetenca i kalonte kreut te parlamentit. Por ligji per këtë institucion ende nuk ishte gati dhe pas nje konsultimi me partitë politike, Presidenti vendosi te prese miratimin e draftit per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë per te hedhur shortin per anëtaret e ketij këshilli.