Lefter Koka: Kontroll i rreptë në dogana për mbetjet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria i hapi rruge hyrjes se mbetjeve. Pas miratimit te ligjit, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, sqaron per Vizion Plus, rrugën dhe dokumentacionin qe do te shoqërojnë mbetjet nga shtetet e tjera deri ne impiantet e përpunimit ne vendin tone. Pavarësisht debateve, frikës dhe dyshimeve per hyrjen e lendeve te rrezikshme ne vendin tone, Ministria Koka thekson se si çdo produkt tjetër edhe mbeturinat do te kalojnë ne skanerët e doganës. Nëse do te vihet re prani e mbetjeve te tjera krahas letrës, kartonit dhe plastikes, se lejueshme tashme me ligj, Agjencia Kombëtare e Mjedisit do te analizoje produktin e hyre dhe shkallen e rrezikut. Ministri Lefter Koka tregon se çfarë ka ndryshuar nga ligji i demokrateve i shfuqizuar tre vjet me pare nga qeveria Rama dhe pse tani iu hap rruge importit te plehrave? Me ligjin e ri, mbeturinat do te hyjnë vetëm nga tre pika doganore, ende te papërcaktuara. Nëse do te ketë hyrje te mbeturinave te rrezikshme nga jashtë, kjo mbetet per t?u pare sapo kompanitë e riciklimit ne vendin tone, te nisin importin e plehrave. Por me ligj, Ministria e Mjedisit është institucioni përgjegjës per sigurinë, mbarëvajtjen dhe zbatimin e këtij procesi shume te kontestuar nga shoqëria civile, opozita madhe dhe nga deputete brenda mazhorances politike.