Sezoni i ri artistik, asnjë premierë në fundjavë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur sezoni artistik thuajse në të gjitha institucionet, por këtë fundjavë nuk ka premiera në kryeqytet. Kalendarin artistik në TKOB e nis ?Carmina Burana?, shfaqja më e duartrokitur e sezonit të shkuar. Thuajse 200 artistë, kori, orkestra dhe trupa e baletit do të ngjiten sërish në skenë për të performuar nën koreografinë e Youri Vamos dhe dirigjimin e Alessandro Cadarios. Teatri Kombëtar edhe pse jo me shfaqjen e kalendarit të vet, vijon edhe këtë fundjavë rrugëtimin artistik me projektin e Rozi Kostanit. ?Kujtesa e ujit? që ngjit në skenë Rajmonda Bujkun, Neritan Licajn, Olta Dakun e aktorë të tjerë ju sjell atmosferën e një teatri britanik në Tiranë. Skena eksperimentale këtë sezon ka menduar më shumë për fëmijët ndaj ka zgjedhur që javën e shkuar të ofrojë dy premiera që vijojnë rrugëtimin edhe përgjatë kësaj fundjave. ?Gjigandi i madh i mirë? dhe ?Meri popin, si dëshirë perfekte? janë dy shfaqjet që mbërrijnë mëngjeset e kësaj fundjave në TKEKS. Arti vizual flet gjuhën e pikturave në Galerinë Kombëtare të Arteve me dy ekspozita të ndryshme. Aleksandër Filipi rikthehet pas 27 vjetësh me peizazhin urban të kryeqytetit, ndërsa artistja turke Tulin Onat ju prezanton me një qark ndjenjash të përcjella në tablo mes ngjyrave.