PD: Bojkot komisionit të reformës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsensusi i 21 korrikut për reformën ne drejtësi është prishur dhe demokratet kane vendosur kete arsye ne themel te vendimit te tyre per te bojkotuar komisionin e reformës dhe procesin e miratimit te ligjeve. Nënkryetari i këtij komisioni Oerd Bylykbashi, shpjegon se opozita nuk mund te behet pjese e nje procesi ku Kushtetuta shkelet hapur e vërejtjet e opozitës, nuk merren parasysh.Oerd Bylykbashi: Eshte e kote qe te marrim pjese ne ate komision thjesht per te bere nje fasade te procesit qe mazhoranca te duket se po ben nje proces reforme. Është shpartallim i nje procesi qe duhet ta këtë themelin ne konsensus.2 ligjet per te cilat sot nuk ka kompromis janë ligji per strukturën antikorrupsion dhe ligji per sistemin e qeverisjes se drejtësisë. Ky i fundit rregullon funksionimin e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë dhe parashikon qe filtri i pare per zgjedhjen e anëtareve nga Parlamenti, te behet nga dhoma e avokatisë e trupa e pedagogeve; mekanizma keto qe nuk jane parashikuar ne Kushtetutën e miratuar me 21 korrik.Oerd Bylykbashi: Kane krijuar procese dhe organe qe nuk i njeh Kushtetuta per t?ia marre kompetencën kuvendit dhe per t?ia dhënë ekzekutivit kontrollin e kandidaturave. Kështu qe nese jane ne nje gjendje pendese apo kane nje hall tjetër me te madh, duhet ta zgjidhin ate sepse ne mos ne datën 22 ne datën 29, ligji do te përballet me voten ne Parlament dhe me pas nje ligj me këto shkelje Kushtetuese është gjithashtu po aq i ekspozuar ne goditjen ne Gjykatën Kushtetuese sepse te shkruash nje nen ne ligj dhe me te te transformosh thellësisht nenin kushtetues, vetëm mazhoranca e udhëhequr nga zoti Rama dhe me atë lidership qe kane ne komisionin e reformës, mund ta mendoje e ta beje. Por pertej këtyre 2 drafteve, opozita i qëndron mendimit se ligji i vetingut i miratuar ne 30 gusht është anti-kushtetutes.Oerd Bylykbashi: Jemi te mendimit se nuk e kalon testin e kushtetutshmërisë. Sigurisht ajo qe është me e pritshmja është qe kryeministri Rama, i cili ka futur ne darën e vetingut edhe Gjykatën Kushtetuese, do te ushtroje presionin maksimal qe Gjykata Kushtetuese ne çdo rast te jete ne presion te jashtëzakonshëm qe mos ta ktheje ligjin e vetingut.Nje dite me pare, ne mbledhjen e kryesisë se grupit parlamentar demokrat, u be e qarte se opozita do ta godasë ne Gjykatën Kushtetuese ligjin e vetingut. Po ne kete mbledhje eshte vendosur largimi i opozitës nga komisioni, per sa kohe qe asnjë vërejtje thelbësore e opozitës, nuk është marre parasysh pavarësisht se projekt-ligjet shkelin marrëveshjen e 21 korrikut dhe Kushtetutën e miratuar me 140 vota.