Kërkohen kriminele dhe… Kotele - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto foto tregojnë momentin kur dy police, një djalë e nje vajze, shpëtojnë nje kotele qe ndodhej poshtë nje makine ne Tirane. Pamjet nuk jane nxjerre nga protagonistet ne faqet e tyre, por nga vete Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, madje te miksuara edhe me muzike. Ministri e publikoi videon pikërisht ne ditën kur përfaqësuesi i nje kompanie ndërkombëtare, Fadi Mitri, u largua nga Shqipëria i shtrire ne barele, pasi ishte sakatuar nga rrahja brutale ne sy te familjes ne mes te ditës. Policia ende nuk i ka gjetur dy nga autoret e kësaj ngjarjeje, ndonëse i ka identifikuar qe ne date 14 shtator.Pamjet e koteles pasuan edhe ato te plagosjes se rende te nje nxënësi ne oborrin e shkollës ?Çajupi? ne Tirane, nje ngjarje qe ngjalli panik mes fëmijëve dhe mësuesve. Por suksesi me aktin human te shpëtimit te nje koteleje, nuk mund te thuhet se ndodhi me ngjarjen ne Fushe Kruje, ku ne mes te ditës, nje fuoristrade ?Tuareg? u hodh ne ere, duke lene te plagosur nje person me precedentë penale. E po ashtu, policia është akuzuar shpesh se ka lene te shpëtojnë dhjetëra trafikante kryesore te hashashit ne te gjithë vendin, duke lëne pa autore qindra parcela kanabisi ne jug e veri. Por te gjitha kritikave, ministri Tahiri u ka paraprirë me nje shënim ne statusin e tij per kotelen: Motiv perfekt për ata qe do na shajnë përsëri si çdo dite.

Free Traffic Exchange