Raundi i dytë për Universitetet, nesër shpallen vendet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se gjysma e kuotave ne shkollat e larta, jane ende te paplotësuara. Mbi 18 mije vende te lira, priten te plotësohen nga maturantet gjate raundit te dyte. Por deri ne 22 shtator, Universitetet duhet te shpallin dhe te depozitojnë prane Agjencisë Kombëtare te Provimeve te dhënat e sakta për kuotat e lira. Ne datën 23 shtator te rinjtë jo fitues te fazës se pare, por edhe ata qe refuzuan te regjistrohen, do te aplikojnë serish për 10 te drejta studimi. Drejtues te Universiteteve, gjate emisionit ?7pa5? ne Vizion Plus, këshillojnë maturantet te përllogarisin mire piket dhe nivelin e tyre dhe me pas te shënojnë degët, ku ata kane mundësi reale për t?i fituar. Raundi i dyte i aplikimeve do te mbyllet ne 1 tetor. Pavarësisht zërave per ndryshime kriteresh, krerët e Ministrisë, kane deklaruar se skema do te vijoje njësoj si ne raundin e pare. Dhe pas përfundimit te fazës se dyte, nese ka serish vende te lira, shkollat e larta, do te ulin vijën e kuqe deri sa te plotësohet numri i kuotave te përcaktuara prej tyre. Por nga te dhënat e Universiteteve, shanset e te rinjve ne raundin e dyte janë te mëdha. E besoni ose jo, por ne Universitetin e Mjekësisë janë 600 kuota bosh. Nëse Mjekësia është me e kërkuara dhe thuajse e plotësuar, si rralle here këtë vit, dega e Farmacisë, nuk ka asnjë kandidat te regjistruar ne fazën e pare, ne Stomatologji rezultojnë vetëm dy regjistrime, ndërsa ne Logopedi, Imazheri dhe Teknik Laboratori, numri i te regjistruarve është zero. Edhe ne Universitetin e Tiranës, kane mbetur rreth 1300 vende te lira, ku aktualisht Drejtësia dhe Ekonomiku janë me te kërkuarit, ndërsa fakultete e tjera pritet te plotësohen ne raundin e dyte.

Free Traffic Exchange