“OMNIX” në konflikt me një qytetar që mori pronën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas largimit nga Shqipëria te përfaqësuesit te ?Omnix Grup? Faad Mitri, dhe anulimit te investimit prej 450 milionë dollarësh, autoritetet nisin hetimin e pronësisë se tokës ne Gjirin e Lalzit. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, urdhëroi kete te mërkure një hetim administrativ per te sqaruar situatën e pronësisë mbi truallin ne Gjirin e Lalzit, ku shoqëria nga Katari, kishte planifikuar te ndërtonte një kompleks turistik. Manjani ka kërkuar qe grupi i eksperteve te mbledhë informacionin zyrtar nga arkiva e Agjencisë se Trajtimit te Pronës, si dhe nga Hipoteka e Durrësit. Pas marrjes se dokumenteve, do te sqarohet nëse vendimet e dhëna nga Gjykata e Durrësit per kalimin e nje sipërfaqeje toke nje personi privat, janë apo jo legjitime. Ne fakt ky vendim gjykate, i cili ndryshoi pronësinë e tokës ku do ndërtohej resorti, solli edhe dhunën brutale ndaj administratorit libanez Faad Mitri. Ai u qellua me mjete te forta ne rrugën e Rinasit nga tre persona, te cilët edhe e kërcënuan te largohej nga Shqipëria e te ndërpriste punimet. Pas mjekimit ne spital, Mitri dhe vete kompania ndërkombëtare ?Omnix Grup?, vendosi te ndërpresë çdo investim ne Shqipëri.

Free Traffic Exchange