Nishani në OKB për refugjatët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza e emigranteve eshte nje sfide me te cilën nuk përballet vetëm Europa dhe përgjegjësia duhet ndare mes gjithe vendeve per gjetjen e nje zgjidhjeje. Kete mesazh përcolli presidenti Bujar Nishani ne Samitin e OKB-se per refugjatet dhe migracionin ne Nju Jork. Ai tha se kambana e alarmit po bie ne vendet anëtare te Bashkimit Europian, por dhe ne rajonin e Ballkanit Perëndimor per përballimin e kësaj krize, qe lidhet edhe me sigurinë.?Rajoni i Ballkanit eshte i vendosur ne nje pozicion, ku pasojat e presionit te flukseve migratore ne jug mund te arrijnë shpejt Evropën Perëndimore e Veriore. Rreziku aktual per te cilin duhet te tregojmë shume vëmendje, eshte ai i përdorimit te migracionit per qellime terroriste. Ne kete llogore askush nuk qëndron i vetem, dhe as mund ta shmange me veteizolim?.Duke kujtuar gjendjen e vështire me te cilen përballen 35 mije te zhvendosur nga zonat e konfliktit, Nishani tha se Shqipëria qëndron përkrah partnereve te saj, modestisht, per nje qasje te përbashkët kolektive.