http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 15-vjeçar nxënës i shkollës ?Çajupi? mbeti i plagosur rëndë me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi në mesdite jashtë ambienteve por fare pranë derës kryesore të shkollës. Debati, i cili përfundoi në përplasje fizike ndodhi mes 15-vjeçarit e disa bashkëmoshatarëve, njëri prej të cilëve e goditi me thikë adoleshentin. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e rëndë, pasi ka marrë plagë të shuma në kokë e trup. Policia, e cila mbërriti pranë ambienteve të shkollës identifikoi Marsel Sulin, si të dyshuar kryesor, të cilin e arrestoi pas disa minutash pranë vendngjarjes.Burime pranë grupit hetimor, thanë se shkak i konfliktit mes të rinjve është bërë një vajzë. Ky është rasti i dytë pas atij të Pogradecit ku 18-vjeçari Fabio Hila u vra nga një bashkëmoshatar i tij, pas konfliktit që kishin për një vajzë.