Bashkia ndërhyn në njësinë numër 2 - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tetë mijë banor te njësinë 2 ne Tiranë, tashmë kanë ambiente çlodhëse, lulishte, një kënd lojërash për fëmijët si dhe infrastrukture te re. Pasi inspektoi punimet, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se ky investim i rrit edhe vlerën e pronës. Kjo është arsyeja pse në Tiranë është rritur vlera e shtëpisë. Do të thotë që për një qytetar që në 1 janar kishte një shtëpi të caktuar me një vlerë të caktuar, sot ka një vlerë 16 % më të madhe, vetëm falë këtyre investimeve. Ajo që kërkohet është që t?i ruajmë, mos t?i vandalizojmë, ta mbajmë pastër, sepse ndihmon që ky investim, i cili është i pari pas 60 viteve në këtë lagje, të jetë më jetëgjatë. Sipas Erion Veliajt, bashkia permes këtyre ndërhyrjeve synon të sjellë më shumë hapësira për komunitetin. Kryebashkiaku i Tiranës premtoi se do te zbatohen te njëjtat standarde ne te gjitha lagjet.

Free Traffic Exchange