Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prefekti i Qarkut të Kukësit Liman Morina, angazhohet se ashtu si edhe më herët do t?i përcjellë qeverisë shqetësimet dhe reagimet publike kundër taksës në rrugën e Kombit. Morina, shprehet se personalisht si banorë i rajonit veri-lindor është kundër tarifës që banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit.
Ndërsa thotë se është për vendosjen e një takse qoftë edhe simbolike Morina i bën thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së Kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.
Qëndrimi publik i prefektit Morina vjen në një kohë kur në Kukës, po bëhen përgatitje për hapin e rradhës të lëvizjes kundër taksës në rrugën e Kombit ku është parlajmëruar mbajtja e një marshim paqësor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prefekti-i-kukesit-jam-kunder-takses-per-rrugen-e-kombit/