Ora News - Bushati përshëndet unifikimin e politikanëve shqiptarë të Malit të Zi

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Qeveria shqiptare ndjek me vemendje të madhe gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, duke i vlerësuar si një faktor përcaktues në mëvetësinë e Malit të Zi. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pas takimit që zhvilloi me disa nga përfaqësuesit e koalicioneve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, shprehu mbështetjen për proceset integruese të Malit të Zi, si edhe vlerësoi angazhimin e ndërmarrë nga faktori politik shqiptar për t?u grupuar në 3 koalicione zgjedhore. Sipas Bushatit, ky kohezion do të mund të sigurojë një përfaqësim më të mirë shqiptar dhe rritjen e mëtejshme të të zgjedhurve në Parlamentin e ri.

Free Traffic Exchange