Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama mblodhi në Kryeministri kryetarët e Bashkive dhe përfaqësues të industrisë së riciklimit për t?iu kërkuar më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin në menaxhimin e mbetjeve. Për të nxitur ndarjen e mbetjeve në burim, Kryeministri tha se do ta përfshijë këtë si zë në buxhetin e vitit të ardhshëm të projektit të rilindjes urbane. Në takim, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u shpreh se qeveria ka vendosur të përballet me këtë problem edhe pse shqetësimi i shoqërisë civile është i drejtë. Gjatë takimit nuk kanë munguar as batutat mes Kryeministrit dhe përfaqësuesve të kompanive të riciklimit.
Kur Presidenti se ka thënë ende fjalën e fundit për ligjin e mbetjeve, kreu i Qeverisë ka nisur takime informuese me kryetarët e bashkive të mëdha dhe ricikluesit për zbatimin e tij.
Më shumë bashkëpunim me ricikluesit dhe ndarje që në burim ishte kërkesa që Kryeministri u drejtoi ballë për ballë krerëve të Bashkive të majta e djathta.
Rama: Të futemi në proçes si qeveri për të kordinuar sa më shumë të jetë e mundur mes Bashkive dhe industrisë së riciklimit.Në programin e vitit të ardhshëm të rilindjes urbane do të përfshijmë edhe zërin e administrimit të mbetjeve në Bashki. Përfshirja e këtij zëri do të jetë një stimul që Bashkitë të bëjnë projekte serioze.
Rama përsëriti faturën që Shqipëria do të humbiste nëse nuk do ta miratonte ligjin për lejimin e importit të mbetjeve.
Rama: Nga ana ekonomike, do humbisnim 234 milionë euro investime në teknologji të cilat faktikisht do të spostoheshoin drejt vendeve të tjera. Do humbisnim 35 mijë vende pune, 3273 të formalizuara me taksa dhe sigurime shoqërore, një pjesë tjetër rreth 30 mijë vende pune të krijuara me vetëpunësim, të një rrjeti njerëzish që janë pjesa më e varfër dhe më në nevojë. Qëllimi është që edhe këtë pjesë ta formalizojmë, jo ta lëmë pa bukë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-rama-po-vendosim-marredhenie-te-re-me-mjedisin/