Ora News – Operacioni në Dhërmi, dy italianët e kapur me gomonen në hetim për trafik droge

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një gomone e drejtuar nga dy shtetas italianë është kapur në brigjet e Dhërmiut. Operacioni është ndërmarrë gjatë natës nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Financën italiane. Burime nga policia e kufirit thanë për Ora News se dyshohet se dy italianët kanë shkuar në Dhërmi për trafikim lëndësh narkotike. Sipas informacioneve gomonia e kapur është 9 metra e gjatë me një motor 300 kuaj fuqi. Shërbimi Informativ Shtetëror po merr në pyetje dy shtetasit e huaj, për të zbuluar të tjerë elementë apo persona të përfshirë në trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike. Shtetasit italianë, sipas burimeve në policinë kufitare, ndodheshin prej disa ditësh në Shqipëri.
Vlorë- Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Vendore Vlorë, Repartin Delta dhe Guardia di Finanza ndaluan mbrëmjen e së enjtes një gomone me dy shtetas italianë, me dyshimet për trafik droge.
Mjeti lundrues me një motor mërkuri 250 hp, 8 m e gjatë dhe 2 m e gjerë u konstatua rreth orës 22:02. Bllokimi i saj u bë në Gjirin e Gjipeut, rreth 0,5 milje larg bregut.
Në bordin e këtij mjeti lundrues ndodheshin dy shtetas italianë G.M 49 vjeç, dhe M.Ch 40 vjeç, të banues në Brindisi.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo material i kundraligjshëm.
Po sipas bluve, dy shtetasit italianë janë persona me precedent kriminal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike në shtetin italian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacion-ne-dhermi-eshte-kapur-nje-gomone-me-2-italiane/

Free Traffic Exchange