Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë nxori në pah edhe një problem të madh që Shkodra duket se do ta ketë sa herë luhen ndeshje të rëndësishme në ?Loro Boriçi?.
Mungesa e parkingjeve e ka zhytur qytetin në kaos që prej ardhjes së tifozëve të parë, e për tu përforcuar edhe më shumë me mbarimin e takimit.
Largimi i tifozerisë, edhe pse nisi që përpara përfundimit të ndeshjes dhe jo të gjithë përnjëherësh, kjo nuk ndikoi që situata të mos perkeqësohej.
Qendra e qytetit, rrugët nga stadiumi drejt unazës perendimore dhe segmenti nga Parruca e deri në dalje të Shkodrës ishin totalisht në kaos.
Tifozëve iu deshën minuta të tëra për të shkuar mes shiut në këmbë deri tek automjetet e parkuara disa kilometra larg stadiumit, ndërsa për të dalë nga qyteti edhe dy orë të tjera.
Një situatë e tillë u paralajmërua gjatë përurimit të stadiumit ?Loro Boriçi? nga kryeministri Rama, i cili debatoi me kryebashkiaken e Shkodrës, të cilës i kërkoi të shpronësojë banesat që mbajnë peng ndërtimin e parkingut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkodra-ne-kaos-pas-cdo-ndeshje-shkak-mungesa-e-parkingjeve/