Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë ftesën në drejtim të shoqërisë civile për tu ballafaquar me të vërtetat, siç tha ai, lidhur me ligjin e importit të mbetjeve.
Rama: Ajo që thuhet rëndom në këtë debat se po vinë në Shqipëri plehrat e botës është një marrëzi. Ne kemi hapur rrugën që edhe Shqipëria me industrinë e saj të riciklimit të futet në një proçes të cilin BE për vetëveten e konsideron kyç të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.Ne jemi në gjendje të mirëkuptojmë çdo kënd që është sinqerisht refuzues ndaj këtij ligji të ri dhe ndaj këtij proçesi deri në momentin kur ka vullnet për të dëgjuar, informuar, për të kuptuar të vërtetën. Edhe me atë pjesë të shoqërisë civile që është e ekzaltuar verbërisht për t?iu kundërvënë pa argumenta, pa fakte, po informacion, pa asnjë lidhje me proçeset normale që zhvillohen brenda hapësirës europiane, ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe ballafaqohemi në fushën e të vërtetave. 25 vjet kanë qenë më shumë se tepër për të rritur përtej racionales ndjeshmërinë e njërëzve për plehrat. Ajo që kemi bërë në gjithë këtë periudhë, është që sot 80% e territort të Shqipërisë është e mbuluar me investime që garantojnë kalimin nga kthimi i lumenjve në fusha plehrash në një fazë ku fushat sanitare janë në dispozicion të Bashkive. Këtu shoqëria cvile ka rol të madh për të luajtur në rritjen e ndjeshmërisë së qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-shoqerise-civile-hajdeni-te-perballim-te-vertetat-per-mbetjet/