Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë nxënëse të moshës 12-14 vjeç të një shkolle 9-vjeçare në Paskuqan janë dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se nxënëset janë paraqitur në spital me simptomat e një helmimi.
Trajtimi i tyre po bëhet në Urgjencën e Pediatrisë dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli deklaroi nga foltorja e Kuvendit se vajzat, 6 janë helmuar për shkak të hedhjes së një gazi në shkollë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kater-nxenese-te-shkolles-ne-paskuqan-ne-qsut-me-simptoma-helmimi/