Ora News – Me 13 tetor vendoset për referendumin, Halimi: Helmi vret!

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti do të vendosë në seancën e 13 tetorit mbi kërkesën e Partisë Demokratike, për referendum popullor kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa opozita ka këmbëngulur që kërkesa të futet në rendin e ditës se punimeve parlamentare.
Nënkryetari i grupit demokrat, Eduard Halimi, tha se Qeveria po kërkon të sjellë helme në Shqipëri, ndërsa ofroi si shembull sëmundjen e tij, duke theksuar se helmi vret.
Halimi: Janë fakte të njohura botërisht se sëmundjet e rënda, në gjak vijnë 90% nga lëndët toksike në ajër, që digjen nga mbetjet, plehrat dhe futen në trup. Se djegia e plehrave nga riciklimi, është helm është vdekje. Ndaj kompanitë dhe qeveritë nuk i duan pranë familjeve të tyre dhe i eksportojnë në vende ku gjenden qeveritarë të korruptuar dhe i shkelin syrin mafies në shkëmbim të parave me vdekjen.
Shume prej jush këtu mendojnë se ndoshta helmi i mbetjeve nuk troket ne derën tuaj, dhe se fati ndoshta nuk do e bëjë që të trokasë. E sinqerisht nuk ia uroj askujt.Por kjo, nuk është e vërtetë. Unë jam shembulli, por ne nuk duhet të presim që të trokasë tek vetja që pastaj të mendojmë për qytetarët. Jo absolutisht. Një fjalë e lashtë latine, thotë: o njeri me mend, provoje në trupin tënd, nëse ty të dhemb, edhe tjetrit i dhemb.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konferenca-e-kryetareve-shqyrton-kerkesen-e-pd-per-referendum/