Ora News - Velipojë, 42 vjeçari vritet duke punuar tokën që e kishte me qera

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër vrasje ka tronditur paraditen e sotme Shkodrën. Një 42 vjeçar, banues në Torovicë, u ekzekutua me armë zjarri tek ura në fshatin Mali Jushit.
Gazetari jonë në Shkodër Bepin Kolvataj informon se viktima, Genc Mhillaj, ka qenë duke punuar në tokën e tij që e kishte marrë me qera në momentin që është qëlluar me armë.
?Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Genc Mhillaj, 42 vjeç, banues në Torovicë? bën me dije policia.
Blutë kanë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena...

Free Traffic Exchange