Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Fierit ka ndaluar dy banorë të fshatit Kallm i Vogël, ndërsa ka nisur procedim penal ndaj një banori tjetër.
Policia thotë se Bedri Xhafa 43 vjeç, Namik Buzi 50 vjeç dhe S.B 45 vjeç kanë penguar fëmijët e fshatit për të shkuar në shkollë.
?Këta shtetas, për disa ditë me radhë kanë dalë përpara në oborrin e shkollës ?9-Vjeçare? të fshatit Kallm i Vogël, duke mos lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle.Githashtu këta shtetas kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë edhe fëmijët e tyre të mitur? bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndalohen-dy-banore-te-kallmit-penguan-nxenesit-te-shkojne-ne-shkolle/