Ora News – Dy të plagosur me armë zjarri, njëri i dyshuar për vrasës me pagesë

2018-03-07 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orrës 22:00 në lagjen 15.

Sipas policisë të plagosurit janë Alfred Skonja 29 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe Ismail Cyrbja 25 vjec.

29 vjeçari Skonja është një person me precedent penal, i cili dyshohet për një tentative vrasje me pagesë. Skonja u arresta në 25 gusht të këtij viti pasi në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kishte organizuar vrasjen e një shtetasi, por më pas ishte liruar për mungesë provash.

Skonja akuzohet edhe për vjedhje të një makine të cilën do ta përdoret për vrasje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-ne-durres-dy-te-plagosur/