Ora News – Hila: E majta shqiptare, problem të madh me identitetin

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi i emisionit ?Arena? në RTV Ora News, Dritan Hila, i ftuar në studion e lajmeve foli për aktualitetin politik, duke u ndaluar tek e majta shqiptare, një temë të cilën ka zgjedhur ta trajtojë edhe në puntatën e parë të emisionit të tij, i cili starton nesër në orën 21:00.
Hila thotë se e majta shqiptare ka një problem të madh me identitetin e saj, duke iu referuar historisë së partive të majta në botë.
Hila: E majta shqiptare, e cila ka një problem të madh identiteti në këto momente , kemi një të majtë shqiptare që ka një përgjegjësi të mëdhaja ndaj vendit, jo vetëm se po qeveris këto 4 vjet, por është një e majtë e cila ka filluar bashkë me shtetin shqiptar. Madje themeluesit e shtetit shqiptar kanë qenë të gjithë të majtë, shumica e tyre.
Është e rëndësishme të merremi me të majtën shqiptare sepse ka një përgjegjësi historike, ashtu si nëna ka përgjegjësi për një fëmijë që lind edhe e majta shqiptare duke qenë një ndër arkitektet e këtij vendi ka përgjegjësi te mëdhaja dhe sesi po ec ky vend ose si do të shkojë. Por e gjitha kjo është e lidhur me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, si do të projektohemi?
Unë mendoj se e majta shqiptare është në një dilemë të madhe identiteti. Kemi një të majtë që bëhet palë me importin e plehrave, ndërsa në botë e majta është ekologjiste. Kemi një të majtë që nuk ja ndjen fare për persona me orjentim të ndryshëm seksual, ndërsa në perëndim është ndryshe. Kemi një të majtë që përkrah pronën publike, ndërsa në Shqipëri kjo nuk ekziston.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hila-e-majta-shqiptare-problem-te-madh-me-identitetin/