Ora News – Paralajmërimi i Sejkos: Qeveria kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se vlerësoi impaktin që do të ketë në konsum rritja e pagave dhe pensioneve, guvernatori Gent Sejko i kërkoi qeverisë që të bëj kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor.
Sipas kreut të Bankës Qendrore vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve është ekskluzivitet i qeverisë, por ende nuk ka një draft final për këtë çështje.
Sejko: Në shikim të parë kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit, pasi ne kemi theksuar që politika monetare lehtësuese dhe stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë me qëllim rritjen e kreditimit, konsumit dhe të investimeve, nuk është e mjaftueshme pa ndërmarrë reformat strukturore. Në këtë aspekt, ne do të shihnim rritjen e pagave dhe pensioneve, si një faktor stimulues në drejtim të rritjes së konsumit. Nga ana tjetër, ne si Bankë e Shqipërisë jemi të interesuar për të ruajtur balancat makroekonomike, uljen e deficitit buxhetor dhe vazhdimin e konsolidimit fiskal.
Ndërkohë, për sa i përket rritjes ekonomike Gent Sejko bëri një parashikim optimist për dy vitet në vijim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/paralajmerimi-i-sejkos-qeveria-kujdes-me-borxhin-dhe-deficitin-buxhetor/