Ora News – Ligji i mbetjeve, Shoqata e ricikluesve panair për të informuar skeptikët

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një panair riciklimi është menduar nga industria e përpunimit të mbetjeve një mënyra më e mirë për të komunikuar dhe informuar drejtpërsëdrejti skeptikët e ligjit të mbetjeve. Shoqata e konsideron këtë ligj të domosdoshëm për veprimtarinë e tyre, ndërsa vlerësojnë së falimentimi do të kishte pasoja ekologjike për vendin. I pranishëm në këtë panair iniciatori i këtij ligji, Deputeti Socialist Eduard Shalsi mbrojti sërish menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Industria e përpunimit të mbetjeve ka çelur Panairin e Riciklimit më qëllim informimin dhe komunikimin e drejtëpërdrejtë me skeptikët e ligjit të menaxhimit të mbetjeve. Shoqata e riciklueseve e konsideroi domosdoshmëri importin, pasi mungesa e lëndës së parë po i çon drejt falimentimit, dhe sipas tyre nësë kjo do të ndodhte do të kishte pasoja ekologjike.
Vullnet Haka: Realisht nuk ka asgjë për tu shqetësuar për mbetje të rrezikshme, për produkte që dëmtojnë shëndetin e njeriut apo mjetisit dhe ftojmë edhe shoqërinë civile të vijë t?i shofi, ti preki dhe të debatojë me ne për këtë aktivitet ekonomik kaq të domosdoshëm për vendin, ekonominë e punësimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-mbetjeve-shoqata-e-ricikluesve-panair-per-te-informuar-skeptiket/

Free Traffic Exchange