Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për shpalljen të pavlefshme të pergjimeve për gjyqtaren Majlinda Andrea e cila dyshohet se ka marrë 50 mijë euro rryshfet. Po sot kjo gjykatë rrëzuar edhe kërkesën për ndryshimin e masën së sigurisë për një nga të arrestuarit.
Rrëzohet kërkesa për shpalljen të pavlefshme të përgjimeve që çuan në pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea e akuzuar si e përfshirë në një aferë korrupsioni.
Vendimi është marrë nga një kolegji i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, me pretendimin se kërkesa ishte bërë jashte afateve. Gjithashtu gjykata rrëzoi edhe kërkesën për ndryshim të masë së sigurisë për një nga të arrestuarit Ilia Çabirin, i cili sipas avokatëve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Por këto dy vendime janë cilësuar të padrejta nga avokatët e të pandehurve.
Ndue Pjetra: Pavlefshmëria e përgjimeve është për faktin sepse thjesht një oficer i policisë gjyqësore i ka bërë presion klientit dhe i ka thënë të vë numrin në përgjim dhe e ka vendos numrin në përgjim vetëm oficeri i policisë gjoqësore pa provë pa asgjë.
Sipas Prokurorisë, shtetasi Ilia Çabiri së bashku me Eleni Linon ishin palë në procesin gjyqësor për një sipërfaqe toke prej 40 hektarësh në Butrint të rrethit të Sarandës që gjykohej nga gjyqtarja Majlinda Andrea.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-dha-50-mije-euro-gjyqtares-gjykata-le-ne-burg-ilia-cabirin/